“Ju falënderoj për çdo herë që keni kënduar për mua”, Sanchez dedikim për tifozët e Arsenal

762
Futbollisti kilian Alexis sanchez u zyrtarizua pak më parë si futbollisti më i ri i Manchester United, duke u larguar nga Arsenal pas 3 vitesh e gjysmë. Sulmuesi ka dashur të mos lërë pas keqkuptime dhe menjëherë ka shkruar një status në rrjetet sociale. Sanchez falënderon disa herë tifozët dhe tregon se ka dhënë maksimumin e tij në çdo ndeshje ku ka luajtur.
“Dua të falënderoi stafin teknik, stafin mjekësor dhe të gjithë shokët e ekipit me të cilët kam ndarë shumë gjëra të mira, veçanërisht falënderoi ata njërëz të cilët nuk duken, por që pa ata asgjë nuk do të ishte e mundur. Janë ata që përgatisin ushqimin për ne dhe kujdesen çdo ditë, ata që mbajnë këpucët tona të pastra dhe ata që mbajnë barin në kushte të mira. Shumë falënderime për ju që na ndihmoni ne të përmirësohemi çdo ditë. Faleminderit shumë.
Ka disa njerëz (ish lojtarë të klubit) që kanë folur pa e ditur se çfarë ndodh brenda klubit duke shkaktuar keqkuptime. Më duhet të them se gjithmonë kam dhënë 100%, edhe ditët e fundit, kur i kam kërkuar trajnerit të jem në skuadër, sepse kam dashur të kontribuoi.
Më kujtohet sot një bisedë që kam bërë me Henry, një lojtar legjendar të Arsenal, i cili ndryshoi klubin për të njëjtën arsye dhe sot është radha ime.
Faleminderit për gjithçka ‘topçinj’! Të gjitha që kemi arritur dhe momentet e mira që i kam dhënë klubit, dua t’ia dedikoj tifozëve, ata janë më të rëndësishmit. Faleminderit për çdo herë që keni kënduar Alexis Sanchez Baby.”
Sigal