‘Martesa’ mes Jose Mourinho-s dhe Manchester United ka gjasa që të përfundojë këtë verë pas 2 sezonesh.

Marrëdhëniet e teknikut portugez me klubin sa vijnë e përkeqësohen dhe këtë e tregojnë edhe miqësoret e fundit. ‘Special 1’ ka thumbuar drejtuesit sa i takon merkatos, por edhe jo në pak raste është treguar egoist duke venë veten para klubit.

Këto detaje por edhe të tjera sipas “The Sun” me shumë mundësi do të sjellin shkarkimin e portugezit. Si rrjedhojë menjëherë kanë filluar të qarkullojnë edhe zëvendësuesit e mundshëm që mund të marrin drejtimin e “djajve të kuq”.

Më i kuotuari është Zinedin Zidan, sot 46 vjeç, nuk do t’i kushtonte asnjë cent klubit, kjo pasi ai u largua nga Reali i Madridit pas fitores së trofeut të tretë në Champions League me gjigantët spanjollë.

Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth kësaj çështje.