Jose Mourinho nis negociatat me klubin e njohur anglez

99

Pas barazimit 1-1 ndaj Wolves, duket se aventura e Unay Emery tek Arsenali është drejt fundit. Sipas gazetës britanike “The Times”, Gunnersa-t po mendojnë për të emëruar në krye të skuadrës Jose Mourinhon.

Madje mediat angleze shkojnë edhe më larg duke shtuar se ka pasur një takim me strategun portugez, duke e bërë edhe më të mundur këtë kalim.

Një tjetër arsye që Mourinho të marrë drejtimin e Arsenalit, është Mesut Ozil, me të cilin ka punuar më parë te Reali, ndërkohë që Emery nuk e preferon turko-gjermanin. Portugezi së fundmi ka patur edhe kontakte me Perez, por ende nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij.