Jose Mourinho në ditët e fundit është përfolur për të marrë drejtimin e Real Madrid, edhe pse Benfica e kërkon me ngulm. “Special One” ka komentuar interesin e Los Blancos: “Këto janë thashetheme dhe unë nuk dua t’i shtoj benzinë zjarrit. Kur një trajner, ose lojtar, përflitet për një rikthim te një ish-klub, atëherë do të thotë se ka bërë diçka pozitive.

Këtë ndjesi kisha kur u riktheva te Chelsea. Është një nder i madh kur një profesionist ftohet t’i ribashkohet ish-ekipit të tij. Nuk është një zgjedhje e rrezikshme, pasi klubi e di shumë mirë se cilin trajner po merr, po ashtu edhe lojtarët”, deklaroi Mourinho.