Jose Mourinho firmos kontratën e re, ja ku do të punojë tekniku portugez

547
Sigal

Jose Mourinho nuk është më i papunë pas shkarkimit nga stoli i Manchester United pak javë më parë.

Tekniku portugez ka arritur një marrëveshje me televizionin e njohur, “BeIN SPORT” dhe do punojë aty si analist.

55-vjeçari preferoi të qëndronte larg fushave momentalisht dhe zgjodhi studion.

Ai është përfolur për të marrë stolin e Benfikës, por ai e ka përjashtuar një rikthim në Portugali.

Si duket, Mou kërkon kohë dhe kësaj here nuk e ka aspak me ngut aventurën e re.

Ndeshja e tij e parë në studio për kampionatin anglez, do jetë ajo mes Arsenalit dhe Çelsit më 19 janar.