Jonuz Hallaçi: Kukësi me sfidë serioze, synojmë grupet e Evropa Ligë

590
Nga Agron KAJA
SHORTI/ Skuadrat shqiptare njohën dje kundërshtarët në Europë për sezonin 2017-2018, flet për “Telegraf” sekretari i klubit Kampion
Kukësi përballë kampionëve të Moldavisë, si e shikoni kundërshtarin moldav?
Shorti gjithmonë është fat, por Sherifi i Tiraspolit duket një kundërshtar i vështirë. Por kjo nuk na tremb aspak, madje duke e krahasuar me të tjera skuadra që ishin në short, kjo duket skuadër diçka më e lehtë nga të tjerat. Gjithsesi, do të ketë vlerësimin tonë maksimal.

Ju keni qenë të përgatitur për çdo kundërshtar në këtë short?
Natyrisht që përgatitja jonë, së pari ka nisur në anën psikologjike, me të cilën skuadra është orientuar të përgatitet për çdo kundërshtar. Pak ditë kanë pushuar futbollistët që e mbyllën sezonin e kaluar, dhe menjëherë ka nisur përgatitja në Pezë Helmës, ku nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, stërvitja është duke u zhvilluar me shumë seriozitet e ngarkesë të plotë.

Këtu në Pezë Helmës do t’i vazhdoni përgatitjet anti-Sherif?
Skuadra do të qëndrojë edhe pak ditë në Pezë Helmës, dhe javën e ardhshme është menduar që të zhvillojë dy javë përgatitje në alpet e Austrisë. Këtu është menduar që të merret ngarkesa e duhur, për të përballuar jo vetëm skuadrën moldave në turin e dytë, por edhe skuadra të tjera.

Pse, synoni që të shkoni larg me kualifikimet tuaja?
Patjetër që po. Kukësi e ka një përvojë, ku në Evropa Ligë të sezonit 2013-2014 shkoi deri në turin play-off. Ndërkohë që në këtë sezon, synimet i kemi marrë me radhë, së pari do kalojmë këtë tur të dytë eliminator, edhe pse e dimë që rruga do të jetë e vështirë, por e kalueshme.

Ju favorizon shorti, pasi ndeshjen e parë e luani në Moldavi?
Mendoj se në të tilla kompeticione, kur skuadrat kanë koeficient e nivele thuajse të barabarta, edhe diferencat në fushat respektive nuk do të jenë shumë të dukshme.

Mendoni të arrini suksesin e sezonit 2013-2014 që Kukësi shkoi deri në turin play-off?
Kjo është pjesë e synimit tonë në këtë kompeticion, ku mendohet që të kalojmë deri në grupet e Europa Ligë. Pra, ne kemi synimin final që ti kalojmë katër turet eliminatore të Ligës së Kampioneve, dhe nëse shkojmë më tej, kjo do të ishte më e mira.

Po “trembeni” për më shumë, apo deri këtu e mendoni vazhdimësinë e Kukësit në Champions?
Ne kemi një përvojë të mirë me pjesëmarrjet tona në Evropa Ligë, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve është debutimi i parë. Championsi ka nivel më të lartë se Evropa Ligë, ndaj edhe ne po formatojmë skuadrën me lojtarë cilësorë për ta përballuar deri këtu këtë kompeticion.

Priten emra të rinj në merkato, pasi keni zyrtarisht tetë lojtarë të larguar nga sezoni i kaluar, ndërsa keni deklaruar si të afruar tre të tjerë?
Përforcimet do të vazhdojnë, dhe ato do të jenë të orientuar për lojtarë cilësorë që të garantojnë synimin në Ligën e Kampioneve. Nëse skuadra shkon sa më larg këtu, e ka të plotësuar edhe skuadrën për sezonin në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.
Debutimi i suksesshëm
Sezoni 2013-2014 
Turi i parë eliminator
Flora T-Kukësi 1-1
Kukësi-Flora T 0-0
Turi i dytë eliminator
Kukësi-Sarajevo 3-2
Sarajevo-Kukësi 0-0
Turi i tretë eliminator
Kukësi-Metalurg D 2-0
Metalurg D-Kukësi 1-0
Turi play-off
Kukësi-Trabzonspor 0-2
Trabzonspor-Kukësi 3-1
3 herë
Skuadra e Kukësit ka luajtur në Evropë vetëm në ndeshjet e Evropa Ligë, dhe në sezonin 2013-2014 ka shkuar deri në turin play-off 
Përfitimet financiare
KUKËSI
Në Champion 320 mijë euro
Si Kampione 260 mijë euro
Në total 580 mijë euro
PARTIZANI
Partizani 215 mijë euro
SKËNDERBEU
Skënderbeu 215 mijë euro
TIRANA
Tirana 215 mijë euro
Në total: 1mln e 225 mijë euro
Genci Tomorri: Short i pranueshëm, do kalojmë turin e parë
Pas hedhjes së shortit dje, skuadra e Partizanit njohu kundërshtarin e turit të parë kualifikues të UEFA Evropa Ligë, bullgarët e Botev Plovdiv. Kjo është skuadra, e cila mban emrin e heroit kombëtar të Bullgarisë, Kristo Botev, e cila në Evropë, ka arritur deri në çerekfinalen e Kupës së Kupave në vitin 1963. Por, drejtori i përgjithshëm i FK Partizanit, Genci Tomori, dje këtë e quajti një short të pranueshëm, dhe të përafërt me koeficientin e të kuqve. “Ne e mendojmë një short të pranueshëm me Botev Plodviv, edhe pse në dukje mundet edhe të shikohet si një skuadër mesatare, apo e kalueshme. Kampionati bullgar është i fortë, ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë, por as ta mbivlerësojmë këtë kundërshtar, pasi sezonin e kaluar ne jemi përballur me ekipe edhe më të forta dhe kaluam deri tek faza e tretë”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij drejtori i skuadrës së Partizanit, i cili i kushton rëndësi përbërjes aktuale që ka skuadra para kësaj sfide. “Koha tashmë është e shkurtër, pasi deri më 29 qershor që luajmë ndeshjen e parë këtu në Shqipëri, janë vetëm 10 ditë kohë që ta përgatisim skuadrën për këtë kundërshtar. Këtë përbërje aktuale, Partizani e ka të aftë që ta kalojë turin, dhe ky është synimi ynë për këtë tur. Ne kemi bërë edhe disa përforcime, dhe deri sa të dorëzohet lista e federimit, do të kemi edhe plotësime të tjera, dhe të gjithë lojtarët janë optimistë që ta kalojmë turin, që në ndeshjen e parë në Tiranë”. 
EUROPA LIGË
Skuadrat shqiptare
Turi i dytë kualifikues

PARTIZANI 
Datë 29.06 dhe 06.07.2017
Partizani (Shqi)-B Plovdiv (Bull)
Kundërshtarët, turi tretë
Beitar J. (Izr)-Vasas (Hun)

SKËNDERBEU
Datë 29.06 dhe 06.07.2017
Skënderbeu (Shqi) / S Hulia (And)
Kundërshtarët, turi tretë
Kairat A (Kaz) / Atlantas (Lit) 

TIRANA 
Datë 29.06 dhe 06.07.2017
Makabi T-Aviv (Izr)/Tirana (Shqi)
Kundërshtarët, turi tretë
Sigal