Sigal

Në vitin 2022 Botërori nuk do të zhvillohet më në përiudhën e verës. Kjo është një nga risit më të mëdha që ka lajmëruar presidenti i FIFA-së Gianni Infantino.

Infantino ka lajmëruar se Kampionati Botëror do të luhet nga data 21 nëntor deri në 18 dhjetor.

“Datat janë vendosur, Kupa e Botës do të luhet nga 21 nëntori në 28 dhjetor 2022. Të gjitha ligat janë informuar dhe duhet ta programojnë kalendarit sipas këtij kalendari.

Në muajt në vazhdim, do të mblidhemi sërish për të konfirmuar se sa skuadra do të marrin pjesë. Konfederata e Amerikës së Jugut ka kërkuar të jenë 48 ekipe, si në Botërorin që do zhvillohet në 2026, por mbetet ende për t’u vendosur nëse kaq ekipe do jenë edh në Katar”, deklaroi Infantino.