Java e 22-të/ Barcelona derbi me Espanyol, Sadiku “debuton” kundër Realit

597
Java e 22-të e kampionatit spanjoll rezervon sfida mjaft interesante për ekipit kryesore të Laliga-s. Barcelona kryesuese do të ketë një 90 minutësh tepër të vështirë, pasi do të luaj përballë ekipit që i ka shkaktuar humbjen e parë dhe të vetme në këtë sezon, Espanyol-in. 
Blaugranë janë të pamposhtur prej 28 ndeshjeve dhe vijnë në një bilanc pozitiv në duelet me Espanyol-in sa i përket kampionatit. 
5 herë kampionët e europës pritet të startojnë me skemën 4-4-2, ku pritet të aktivizohet edhe Coutinho. 
Reali i Madridit pritet të ketë një sfidë të lehtë në letër, ku do të vizitoj Levanten. Për ekipin vendas i gatshëm pritet të jetë dhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku. Galaktikët vijnë në këtë takim pas fitores së javës së kaluar 4 me 1 ndaj Valencia-s. Zidane i gëzohet faktit se Cristiano Ronaldo më në fund ka gjetur rrugën e rrjetës duke shënuar 4 gola në tre takimet e fundit. Francezi pritet të mos ketë të gatshëm kapitenin Sergio Ramos. 
Takimet e tjera: 
Atletiko Madrid- Valencia 
Las Palmas-Malaga 
Getafe-Leganes 
Girona-Atletiko Bilbao 
Eibar-Sevilla 
Betis-Villareal 
Alaves-Celta Vigo
Sigal