Jashanica në 11 më të mirët e UEFA-s

510
Dje paradite, UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të javës së tretë të grupeve të Europa Ligë. Në të 24 ndeshjet që u luajtën të enjten në mbrëmje, një nga të përzgjedhurit është në takimin Skënderbeu-Partizan i Beogradit, e pikërisht mbrojtësi i skuadrës korçare Bajram Jashanica. Deri këtu asgjë për t’u habitur, por natyrisht që përfshirja e Jashanicës në këtë formacion është befasues, por edhe lajm i mirë për paraqitjen e tij kundër serbëve të Partizan Beograd. Jashanica në mbrojtje është i rreshtuar me Moti të Ludgorets, De La Bella të Real Sociedad, dhe Shomko të Astana.
Sigal