Jardim: Do ta sulmojmë Juventusin, objektivi ynë mbetet finalja

84
Juventus dhe Monaco do të ndeshen sonte në verdiktin e dytë të gjysmëfinaleve të Champions League për të përcaktuar finalisten e parë. Monaco duhet të sulmojë pa pasur frikë se Juvetus mund t’i kapë në kundërsulm në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, shprehet trajneri Leonardo Jardim. Dopieta e Higuain në “Stade Louis II” javën e kaluar do të thotë se Juventus është në kontroll të sfidës, teksa Buffon ka gjashtë ndeshje pa pësuar gol në Champions League, duke bërë që statistikat të jenë kundër Monaco.


“Do të na duhet të sulmojmë pa frikë. Në ndeshjen e parë bëmë po aq goditje në portë sa Juve, por ata ishin më cinikë. Duam ta mbajmë ëndrrën tonë gjallë, objektivi ynë mbetet finalja. Jam krenar për atë që kanë bërë lojtarët deri tani. Juventus na shkaktoi shumë probleme dhe padyshim që duhet të ndryshojmë diçka dhe ne akoma mendojmë se mund të kualifikohemi. Buffon është një portier i madh, ai është gjithmonë i fokusuar dhe bëri dy pritje të mëdha në ndeshjen e parë. kemi pasur një sezon të madh deri tani dhe do të japim më të mirën tonë për të fituar.”, u shpreh trajneri i Monaco, Jardim.