Japonia befason Uruguain, merr pikën e parë në Kupën e Amerikës

460
Sigal

Japonia mban gjallë, edhe pse në kuota minimale, shanset për kalimin e fazës së grupeve të Copa Americas, teksa barazoi 2-2 me Uruguain, madje duke qenë dy herë në epërsi. Edhe në këtë përballje u pa e domosdoshme ndërhyrja e sistemit VAR, që në të dy raste i erdhi në ndihme skuadrës së drejtuar nga Tabares.

Japonia e nisi mjaft mirë pjesën e parë, me disa raste të njëpasnjëshme, derisa mundi të tundte rrjetën me Miyoshin në minutën e 25-të.

Në minutën e 30-të, pas një ndërhyrjeje ndaj Cavanit, kryesori kërkoi ndihmën e VAR-it, duke sinjalizuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk gaboi Luiz Suarez, 1-1.

Një gafë e portierit uruguain, Fernando Muslera, u shfrytëzua nga autori i golit të parë për Japoninë, Miyoshi, që i dha sërish epërsinë ekipit të tij në minutën e 69-të, por nuk ishte e thënë që Japonia të merrte fitoren, pasi në të 66-tën Gimenez devijoi në rrjetë goditjen e këndit të Lodeiros, duke kthyer ekuilibrin në rezultat, 2-2.