Januzaj thyhen heshtjen: Ja kush e ka fajin për dështimin e karrierës sime

570
Adnan Januzaj ka fajësuar Louis van Gaalin për ngecjen në karrierën e tij.
Januzaj ka thënë se ish menaxheri i Manchester United ishte ai që e detyroi të largohej nga klubi.
“Nuk ishte liria e njëjtë, një mesfushor i krahut ka nevojë për besim. Me Van Gaalin ishte një lojë e ngadalshme me pasime”, deklaroi Januzaj për mediat angleze.
“Isha i frustruar sepse të gjithë e shihnin se nuk jam Adnani i vitit të parë. Nganjëherë isha në tribuna”, u shpreh ai.
Januzaj është transferuar në Real Sociedad në përpjekje për ta ringjallur karrierën e tij.
Sigal