Jani Kaçi: Një Skënderbe në sulm, ka më shumë shanse kualifikimi

86
NGA Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” “Legjenda” e portës korçare dhe Kombëtares, para ndeshjes me Mlladën, “skicon” fitoren
Sot luhet ndeshja e dytë e turit të tretë, si e shikoni ju këtë përballje?
Nëse do ti referohem ndeshjes së parë në Çeki, aty Mllada nuk e bëri diferencën me skuadrën e Skënderbeut, dhe nga ky këndvështrim, them se skuadra jonë ka më shumë shanse për të fituar dhe të kualifikohet. Por, këtu do të doja që tifozeria korçare, pse jo nga e gjithë Shqipëria, të jenë në stadiumin e Elbasanit për ta përkrahur skuadrën drejt kualifikimit
Ku e shikoni ju pikën më të fortë të Skënderbeut që ia rrit shanset për kualifikim?
Përderi sa në ndeshjen e parë Skënderbeu luajti mirë në sulm, kryesisht në pjesën e dytë, këtu besoj se do të jenë shanset e kualifikimit. Me këtë unë nuk do të mohoja rolin që do të ketë çdo repart në fushë, duke nisur që nga portieri Shehi, e deri te lojtari i fundit në sulm. Pika më e fortë është i gjithë grupi, sepse skuadra harmonizohet mirë në fushën e lojës.
Po skuadra e Mlladës, sa rrezikshmëri mendoni se do të ketë në këtë sfidë të dytë?
Ndoshta do të ketë më shumë referencë fitoren në ndeshjen e parë, dhe do të kërkojnë të mbajnë atë rezultat. Por, duke pasur parasysh se në ndeshjen në Çeki ata u tërhoqën në pjesën e dytë, mendoj se nuk i ka potencialet e kualifikimit sa Skënderbeu. Këtë tur besoj se e meriton skuadra korçare që ta kalojë.
Nisur nga ky këndvështrim juaji, mendoni se strategjitë e taktikat në fushën e lojës do të jenë të kundërta nga të dyja skuadrat?
Kjo është e natyrshme, se kur një skuadër sulmon, tjetra mbrohet, dhe anasjelltas. Por unë do të doja që Skënderbeu të luajë me atë strategji e taktikë që luajti në pjesën e dytë gjatë ndeshjes së parë në Çeki. Një Skënderbe në sulm dhe Mllada në mbrojtje, nuk do të jetë e vështirë që të shënohet një gol për kualifikimin.

Në sezonin e kaluar, Skënderbeu u penalizua në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, po këtë vit, ku qëndron ndryshimi që ka bërë kjo skuadër?
Skuadra e Skënderbeut, ka disa vite që është e ndërtuar mirë, dhe në kohën e duhur për çdo veprimtari, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndonjë ndryshim të dukshëm unë nuk shoh, veç emrave të rinj që janë afruar, por ajo që ka rëndësi më shumë për mua, është fakti se kemi një skuadër që ka një super dëshirë e seriozitet në stërvitje. Këtë po e tregon me çka ka arritur në tre ture të Ligës së Kampioneve.

Sa rol ka trajneri Daja në këtë ecuri pozitive të Skënderbeut?
Edhe trajneri Daja, mendoj se është një nga faktorët e këtij suksesi, pasi Skënderbeu është një skuadër me standarde, që funksionon në vertikale: President-Klub-Trajner-Lojtarë, pa harruar edhe të tjerë faktorë dhe aktorë në çdo sukses. Uroj që të ketë më shumë fat në këtë drejtim perfekt që është duke i bërë drejtimit të Skënderbeut.

Ku e mendoni se mund të shkojë skuadra e Skënderbeut në këtë edicion të Ligës së Evropës?
Duke e menduar se do ta kalojë Mlladën, në ndeshjet e play-off-it kam shumë besim që do ti kalojë falë edhe përvojës që ka krijuar në këtë kompeticion. Kësisoj, unë këtë Skënderbe e shikoj deri në ndeshjet e grupeve të këtij të UEFA Evropa Ligë. Për këtë kam shumë besim, dhe do ta uroja arritjen.

Paralelisht me ndeshje në Evropë, si ka vazhduar Skënderbeu në merkaton e kësaj vere?
Më sipër ju deklarova se, Skënderbeu është një skuadër me standarde që funksionon në vertikale. Dhe këtu, kjo vertikale i ka të ndara mirë detyrat e punët, ku stafi ka një grup që merret me merkaton. Emrat që janë afruar deri më tani, duket se kanë kualitet, por duhet pak kohë që ata të përshtaten me pjesën tjetër në skuadër.

Dhe pas Evropës, ku e mendoni Skënderbeun në këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore?
Duke u nisur nga njohuritë që kam për Skënderbeun, dhe me njohuritë që kam për skuadrat e tjera, kryesisht në këtë merkato, qartë duket se me Partizanin do të jenë rivalë për titullin Kampion, ndoshta për të tre trofetë e sezonit. Kukësi nuk duket shumë aktual në ndryshimet që ka bërë, madje ato largimet që nga trajneri dhe disa futbollistë, ndoshta do ti vuajë gjatë sezonit.
Duke e menduar se do ta kalojë Mlladën, në ndeshjet e play-off-it kam shumë besim që do ti kalojë falë edhe përvojës që ka krijuar në këtë kompeticion. Kësisoj, unë këtë Skënderbe e shikoj deri në ndeshjet e grupeve të këtij të UEFA Evropa Ligë. Për këtë kam shumë besim, dhe do ta uroja arritjen
Ndeshjet e Skënderbeut
UEFA Evropa Ligë
Sezoni 2017-2018 
Turi parë eliminator
Takimi parë/ 29.06.2017
Skënderbeu-S. Hullia 1-0
Takimi kthimit/ 06.07.2017
S. Hullia-Skënderbeu 0-5
Turi i dytë eliminator
Takimi parë/ 13.07.2017 
Kairat A-Skënderbeu 1-1
Takimi kthimit/ 20.07.2017
Skënderbeu-Kairat A 2-0
Turi i tretë eliminator
Takimi parë/ 27.07.2017 
Mllada B-Skënderbeu 2-1
Takimi kthimit/ 03.08.2017 
Skënderbeu-Mllada B 20:00
Në stadiumin “Elbasan Arena”
Gjyqtar: