Janë festa dhe pothuajse të gjithë e teprojnë, trajneri i skuadrës së Montepelierit, 1000 euro gjobë për çdo kilogram

425
Sigal

Janë festa dhe pothuajse të gjithë e teprojnë paksa
me ushqimin apo pijen. Mirëpo në Francë për këtë janë marrë masa. Trajneri i
skuadrës së Montepelierit, Frederik Hantz, ka tejkaluar çdo parashikim duke
vendosur rregulla mjaft të rrepta lojtarëve të tij për regjimin ushqimor gjatë
festive të fundvitit. Ai iu ka komunikuar lojtarëve se për çdo kilogram të
shtuar gjatë këtyre ditëve do të marrin nga 1000 euro gjobë.

“Do të paguajnë 1 euro për çdo gram të shtuar. Mund
të duket një gjobë qesharake, por nuk është kështu”, është shprehur trajneri
për mediat lokale franceze. Futbollistët e Montpelier i kanë marrë pushimet më
datën 21 dhjetor dhe do të rikthehen në stërvitje më datën 31, ditën e fundit
të vitit. Aktiviteti futbollistik në Francë rifillon më datë 14 janar.