Sigal

James Rodriguez shumë shpejt mund ta shohim sërish në “Santiago Bernabeu”. Kolumbian u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2017.

Disa ditë më parë, një gazetar i famshëm kolumbian ka zbuluar se James kërkon të rikthehet në Spanjë.

Sipas raportit, ai mendon se ka akoma shumë për të dhënë për Los Blancos duke parë se aventura e tij nuk kishte një fund të lumtur. Ai është gati ta provojë përsëri. “Do të rikthehem te Real Madrid,” ishin fjalët e James, i cili ndiqet nga Juventus dhe disa klube të tjera europiane.