James befason: Në janar mund të largohem nga Reali

480
Sigal

Ka qenë sot mjaft surprizuese deklarata e futbollistit kolumbian të Realit të Madridit James
Rodriguez. I pyetur pas fitores së Kupës së Botës, ku ai nuk u aktivizua për
asnjë minutë, mesfushori u shpreh se qëndrimi i tij në kryeqytetin spanjoll nuk
është i sigurtë.

Pas shumë deklaratave ku ai i
mohonte këto spekulime, më në fund i ka pranuar, James ka shtuar se ka mjaft
ofertë dhe këto shtatë ditë do të vendosë se çfarë do të bëj, të qëndroi apo të
ikë nga madrilenët.

“Nuk mund të siguroj se do të
qëndroj këtu. Kam oferta dhe kam shtatë ditë për t’u menduar. Jam i lumtur në
Madrid, por dua të luaj më shumë. Më erdhi keq që nuk munda të luaja në finale,
por jam i lumtur për titullin. Ky është trofeu i 15-të në karrierën time”, u
shpreh lojtari 80-milionësh. Me këtë deklaratë, Rodriguez u ka dhënë një sinjal
pozitiv skuadrave si Inter dhe Chelsea, të cilat spekulohet se kanë interes për
ish-lojtarin e Monaco-s