“Jam kuqezi”, De Biazi “shqiptar” në Milano

454
Sigal

FESTIMI/
Mbresat e një takimi të veçantë në Itali i shqiptarëve me trajnerin e Kombëtares
sonë të futbollit

 

“Jam kuqezi”,De
Biazi “shqiptar” në Milano

 

Nga Astrit ÇELA

 

“Shqiptaret
“kuqezi” nga të gjitha trevat tona, na kanë emocionuar , gëzuar dhe na kanë
bërë akoma më krenarë për skuadrën tonë Kombëtare të futbollit, për Kombin dhe
për flamurin tonë. Kisha kohë që e dëshiroja Misterin Xhani De Biazi ta kishim
mes nesh këtu në Milano, pas atij kualifikimi historik në Evropianin “Francë
2016”. Ato ditë të paharrueshme i kemi të gjithë në mendje dhe zemër, sidomos
ndeshjen me Francën në Marsejë, por edhe atë triumfuese me Rumaninë në Lion.
Dhe dita erdhi, në super kantinën ” vigne olcru- www.vigneolcru.com
“, në një ambient elegant, u organizua serata “Jam kuqezi “. Para
kantinës valëvitej flamuri ynë kuqezi, aq sa dukej që ne aty ishim në shtëpinë
tonë. Ambienti prej 160 vendesh i gjithi i prenotuar, dhe për t’u përmendur është
se, përveç De Biazit, aty na nderuan edhe nga Konsullata Shqiptare në Milano
dhe Konsullja e Përgjithshme Anila Pojani, dhe shumë të ftuar të tjerë. Që në
fillimin e këtij eventi mbresëlënës, miqtë dhe simpatizantët e Kombëtares sonë
filluan të përshëndeten e përqafohen me misterin, natyrisht siç e respektojmë
ne shqiptarët mikun. Por, aty ishte edhe një delegacion nga Ankona me 13 veta
“skuadra aquila “, mes tyre dhe ish-lojtari i Serie A, Enzo Gambaro.
Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe valëvitjen e flamurit shqiptar dhe, më e
bukura, me shishen e verës “Jam kuqezi”, e realizuar posaçërisht për këtë
event falë kontributit special të firmës “Gruppo Koni” me President Masimiliano
Brombila, aty Shqipëria u ndje krenare me të ftuarin e saj special. Ne shqiptarët,
në evente të tilla nuk harrojmë edhe Himnin tonë Kombëtar, i cili nga zëri
melodioz i Elvana Gjatës na solli “drithërimat” e zakonshme, por na bëri më
krenar në këtë veprimtari. Pas falënderimit të De Biazit, përshëndetjes së
Konsulles dhe fjalimin e Presidentit të “Albania Futuro”, mbrëmja u shoqërua
nga një kuartet folkloristik “Berati” me klarinetist Artur Nallbani,
si dhe me fotografitë nga zoti Fabrizio Smisci. Por, për ne nuk mund të mos
përmendej aty edhe kontributi i çmuar i ndërmarrjes “Cogesa srl” me zotin
Sajmir Gjini, ndërmarrja e mikut Erzen Rexha, “Isolsistemi” me zotin Eduart Laçaj,
njëherësh edhe përshëndetje e prekshme që iu bë mikut tonë që nuk jeton Jani
Çelano. Gjatë gjithë kësaj veprimtarie të bukur “alla-shqiptarçe”, përmend thjeshtësinë,
edukatën, fisnikërinë dhe mënyrën se si u soll “Misteri” me të gjithë të
ftuarit e komunitetit shqiptar. Foto, autografe, përqafime dhe në fund, me
avujt e rakisë së Skraparit, për ta mbyllur me foton e shqiponjës, të “qëndisur”
me duart e të gjithëve. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme kjo në zemrën e
Lombardisë, që Shoqata “Albania Futuro” e dëshironte shumë, duke uruar si
mbyllje, që kjo të ishte një ogur I mirë për një ndeshje dinjitoze që do të
zhvillohet më 24 mars 2017 në Palermo, mes Italisë e Shqipërisë.