Ja sjellja e çuditshme e Marcelos në golin e barazimit të Barcelonës (video)

552
Sigal

Real Madrid mori një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë ndaj Barcelonës në “Cam Nou”, por loja e disa prej futbollistëve madrilen linte shumë për të dëshiruar. Një nga episodet që vendosi ndeshjen ishte goli i barazimit në pjesën e dytë, teksa Navas fillimisht shpëtoi portën me daljen e tij ndaj Jordi Albas, ndërkohë që më pas Ramos ndali Suarez në vijën e portës.

Topi më pas shkoi të Malcolm, i cili ishte krejtësisht i lirë në zonës. Edhe pse Marcelo duhet të ishte në atë vend për ta mbuluar, ai ishte 50 metra larg dhe kur u kujtua ai në momentet e fundit ishte tepër vonë. Mediat spanjolle kanë evidentuar edhe sjelljen e çuditshme të brazilianit, i cili nuk shkoi drejt Malcolm, por drejt një tjetër pozicioni.

Një arsye më shumë për të menduar se ai tashmë duket më shumë me mendjen për të shkuar në verë te Juventusi.