Ja si dështoi transferimi i Neymar te Reali për 60 mijë euro

390
Sigal

Neymar u bë blerja më e shtrenjtë në histori para dy vitesh pasi PSG vendosi që të paguante 222 milionë euro për klauzolën e tij te Barcelona. Braziliani po bën paraqitje fantastike në kryeqytetin francez dhe klubet e mëdha evropiane janë të gatshme të bëjnë shpenzime kolosale për shërbimet e tij dhe një ndër to, është Real Madridi.

Paco de Gracia, një nga skautët e vjetër të Real madrid ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante për Neymar, disa sezone më parë. Megjithëse bëhet fjalë për kohën kur ishte në hapat e para në futboll, braziliani shihej që atë kohë se mund të bëhej një futbollist i madh në të ardhmen pasi cilësitë e tij në fushë krijonin shumë besim.

“Ai erdhi në Madrid kur ishte 13-14 vjeç dhe nga aeroporti mbërriti menjëherë në qendrën sportive për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe po e tregonte veten superior. Kështu e kaluam me pjesën e atyre që ishin 2 vite më të mëdhenj por edhe aty tregoi se ishte më i fortë se të gjithë. Pse mungoi firma? Gjithçka u bë mirë dhe menaxheri e bëri detyrën e tij por në fund ndërhyri familja. Mund të them se nuk kërkuan një shumë të madhe, pasi me 60 mijë euro do të nënshkruante kontratën, megjithatë u anulua gjithçka dhe u kthye mbrapsht’, deklaroi Gracia.