Ja shuma e majme që do marrë sot Majlinda Kelmendi

120
Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka, do të marrin shpërblimet shtetërore. Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida. Për triumfin e saj, Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”. Ceremonia e ndarjes së shpërblimit ka nisur sot në orën 10:00 dhe është ende duke u zhvilluar. Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.