Sigal

Një nga burimet kryesore të financimit të klubeve sportive ka të bëjë me marketingun dhe sponsorizimet. Çdo vit ekipet e futbollit firmosin kontrata të ndryshme me kompani elitare nga të cilat përfitojnë shumë të ardhura në arkat dhe bilancet e tyre. Një raport i hollësishëm për vitin 2018 mbi të ardhurat e sponsorëve nga CSM Sport & Entertainment ka parë të dhënat e klubeve të ndryshme të pesë ligave më të mëdha evropiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1), të cilat po fitojnë shuma marramendëse nga marrëveshjet e tyre.

Borusia Dortmund – 80 milionë euro

Juventus – 101 milionë euro

Paris Seint-Zhermen – 112 milionë euro

Liverpul – 117 milionë euro

Arsenal – 124 milionë euro

Mançester Siti – 149 milionë euro

Çelsi – 154 milionë euro

Real Madrid – 178 milionë euro

Bajern Mynih – 180 milionë euro

Barcelona – 261 milionë euro

Mançester Utd – 269 milionë euro