Ja risitë në startin e ri të topkëmbës shqiptare

659
Nga Agron KAJA
FSHF/ Vazhdon ritmika e aktiviteteve në institucionin e futbollit shqiptar, flasin Ilir Shulku dhe Gerti Çarçani
Mos është kjo një faqe e vonuar për sezonin e kaluar, në prag të sezonit të ri 2017-2018?
Aspak jo, sepse të dyja (revista dhe broshura), janë hartuar dhe punuar në kohën e duhur. Ato nuk janë përmbledhje që i shërbejnë së tashmes, por se ajo është në vazhdimësinë e punëve javë pas jave, muaj pas muaji dhe fazë pas faze në punën e klubeve dhe të skuadrave në të gjitha nivelet. Kjo është një formë që ndiqet në të gjitha federata e futbollit në Evropë dhe në Botë, ndërkohë që ne i jemi përshtatur ritmikës së futbollit në vendin tonë.

Pse ka munguar për një periudhë disa mujore ky material për futbollin?
Nuk mund të them se ka munguar, sepse të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë që të marrin gjithçka që u duhej, për sa u përket të dhënave që përmban kjo revistë. Por ky rikthim vjen edhe me një risi, e cila asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë, së bashku me statistikat e gjithë edicionit të kaluar.

E mendoni broshurën statistikore si të vlefshme në këtë start të sezonit të ri?
Natyrisht që po, sepse aty janë të detajuar të gjithë elementët që prodhon fusha e lojës. Dhe nuk janë pak, por të gjitha nivelet. Janë të gjithë ata kalendarë që ne ja u shpërndajmë klubeve dhe skuadrave në çdo fillim sezoni, por të plotësuar tashmë me lojërat që janë zhvilluar.

Sa do të ndihmojnë këto dy materiale në punën e trajnerëve dhe të klubeve për sezonin e ri që fillon pas 15 ditëve?
Sikundër është konceptuar, me detaje të shumta nga aktiviteti i sezonit të kaluar, të gjitha skuadrat dhe klubet do të gjejnë çka ju duhet për ta përmirësuar punën e tyre sezon pas sezoni. Për shembull, po marr kartonët e verdhë, këtu janë paraqitur të gjithë lojtarët që janë ndëshkuar ndeshje pas ndeshjeje, dhe trajnerët mundet që nëpërmjet tyre të ndërtojnë përmirësimin e punëve në këtë tregues.

Ju folët për shumë detaje në këto dy materiale, po një tifoz, çfarë mund të gjejë në to?
Edhe për tifozerinë është menduar në të dy këto materiale. Aty pasqyrohet në numër dhe në aktivitet, e gjithë tifozeria e skuadrave, e nëpërmjet këtij pasqyrimi, klubet kanë shumë detaje brenda, të cilët mund ti shërbejnë riparimit të punëve të tyre në këtë tregues, që është tifozeria.

Ka shumë të interesuar të tjerë për statistikat e të gjithë sezoneve në futbollin shqiptar, ju si FSHF i dispononi ato?
Ne si federatë e kemi një përmbledhje në sistemin COMET, në të cilin kemi të detajuar deri tek pasaportat sportive të të gjithë futbollistëve që kanë qenë në aktivitet në çdo sezon. Njëherësh, një pjesë e madhe e këtyre statistika, në rreth 70 Kampionate të zhvilluara, gjenden në këtë sistem, ndërkohë që në vazhdimësi jemi duke e përsosur me të dhëna, të cilat shumë shpejt do të jenë të gatshme për tu përdorur.

Përse e quani një risi punën tuaj në këto dy materiale, revistën dhe broshurën?
Risia është në konceptimin profesional që atyre ju është bërë, në raport me numrat e mëparshëm. Ndërsa duke qenë se broshura botohet për herë të parë, atëherë pse mos ta quajmë një risi në shërbim të punëve për çdo klube e trajner? Dhe këto do të jenë në vazhdimësi, sepse sot vetëm sa po shfaqim publikisht. Kjo është “magazina” e re e ritmikës së punës sonë për çdo sezon.
Përgatitoret dhe miqësoret e Partizanit, “zbardhin” objektivat e sezonit të ri
Partizani është duke vazhduar me itensitet fazën përgatitore në Itali. Në javën e parë të kësaj stërvitjeje, fitore 2-1 ndaj Vastezes së Serisë D, dhe humbje 3-1 me Ternanën të Serisë B,

Sot do të luajë ndeshjen e tretë miqësore. Është radha për t’u përballur me Sienën, e cila aktivitetin e saj e ka në Lega Pro, miqësore që do të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Artemio Franki” të Firences. Organizator i kësaj miqësoreje është klubi italian, i cili nga dje ka nxjerrë në shitje biletat për takimin. Klubi i Sienës ka vendosur dy lloj çmimesh për biletat e kësaj miqësoreje, me 5 dhe 10 euro. Pas eksperimenteve në dy miqësoret e para, sfida e sotme ndaj Sienës pritet të prodhojë projeksionin e parë të Partizanit të sezonit të ri. Trajnerit Iuliano i duhet këtu që të përcaktojë formacionin titullar, me të cilin do të nisë kampionatin.
Në konceptimin profesional që atyre ju është bërë, është një risi në raport me numrat e mëparshëm. Ndërsa duke qenë se broshura botohet për herë të parë, atëherë pse mos ta quajmë një risi në shërbim të punëve për çdo klube e trajner
Sigal