Sigal

Yjet e Serie A do të vendosin bojë të kuqe në fytyrën e tyre në ndeshjet e fundjavës, pasi klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve do të  bashkohen në një fushatë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të luftuar dhunën ndaj grave.

Në të gjitha ndeshjet që luhen gjatë kësaj fundjave duke përfshirë Juventus – SPAL, Lazio – Milan, lojtarët si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe gjyqtarët do të zbresin në fushë me një shenjë të kuqe në fytyrat e tyre.

Kjo iniciativa është në bashkëpunim me WeWorld Onlus, një organizatë që mbi 20 vjet merret duke mbrojtur të drejtat e grave anembanë botës. Ekipet gjithashtu do të shoqërohen nga vajza që mbajnë fanellën e kësaj fushate, për atë që OKB-ja ka deklaruar “Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave”.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Serie A ka marrë pjesë në këtë fushatë, pasi edhe në muajin prill është bërë një gjë e tillë. Ne deklaratën që liga italiane ka publikuar shkruhet:“Ne duhet të dëbojmë frikën me të cilën viktimat jetojnë çdo ditë”.