Ja pikat e ndihmesës së Federatës Italiane të Notit, për Sportin Shqiptar të Notit

622
Dje mbërriti në Tiranë për një vizitë, Presidenti i Federatës Italiane të Notit Paolo Barelli, i cili u prit nga Presidenti i Notit Shqiptar, Agim Çiraku. Qëllimi i kësaj vizite të Presidentit të Federatës së Notit Italian, Paolo Barelli, i cili është njëkohësisht edhe President i Federatës Europiane të Notit është që të hartohet një platformë bashkëpunimi reciprok midis dy federatave tona, si edhe me njohjen e kushteve të Sportit të Notit në Shqipëri, për të përpiluar më mirë edhe ndihmesën që do të japë Federata Italiane e Notit për Sportin e Notit në Shqipëri. 
Vizita në Tiranë e Paolo Barelli, President i Federatës Italiane të Notit (FIN)
Së bashku me Presidentin e Notit Shqiptar, Agim Çiraku, bënë disa vizita nëpër impiantet e Tiranës dhe të Durrësit. U panë impiantet, u pa infrastruktura, ku stërviten sportistët tanë, u vunë re mangësitë ose anët pozitive të tyre, por që kuptohet, lënë shumë për të dëshiruar, që nga numri i paktë i pishinave që gjenden në vendin tonë. Në Tiranë dhe në Durrës ka nga dy impiante, ku mund të stërviten sportistët, po përsëri është një numër tepër i vogël për stërvitjen e sportistëve. Pasi u panë konkretisht disa struktura impiantesh të pishinave, gjatë takimit të punës që u zhvillua në darkë me drejtorin e sportit Vladimir Gjonaj, shefin e sportit cilësor Arjan Konomi, me Presidentin e Komitetit Olimpik, Viran Bizhani. Pas shumë diskutimesh u arrit në një marrëveshje, ose më mirë ishte Paolo Barelli, Presidenti i Federatës Italiane të Notit, që propozoi disa rrugë dhe mënyra se si mund t’i vijmë në ndihmë, u shpreh ai, Federatës Shqiptare të Notit. Lidhur me këtë mbështetje që mund të jepej, zoti Paolo Barelli kërkoi ndihmën gjithashtu edhe të Drejtorisë së Sportit, pra të Ministrisë së Sportit. Në këtë mënyrë, zoti Barelli mori përsipër edhe përqindjen më të madhe të mbështetjes të Federatës së Notit, duke i kujtuar edhe një herë MAS, që mos ta lënë pas dore këtë sport kaq të rëndësishëm. 
Nivelet e ndihmesës që do japë Federata Italiane e Notit, për Sportin e Notit në Shqipëri 
Presidenti i Federatës Italiane të Notit, Paolo Barelli, pasi u njoh nga afër me kushtet konkrete të Sportit të Notit në Shqipëri, si edhe me nevojën që duhet dhënë për një hop më cilësor në të ardhmen, propozoi tre ose katër nivele, ose mënyra mbështetjeje të Federatës Shqiptare të Notit. Niveli i parë: Federata Shqiptare e Notit të mund të dërgojë teknikët, ose trajnerët tanë në Itali, herë pas here periodikisht, në impiantin më të mirë sportiv, i cili gjendet në Romë, i cili është i ndërtuar në vitin 2009, kur u zhvillua dhe Kampionati Botëror në Itali, dhe Federata Italiane e Notit merr përsipër që sportistët tanë mund të stërviten periodikisht në periudha dyjavore pranë trajnerëve dhe ekipeve më të mira italiane. Në këtë takim, si çështje të dytë mori përsipër trajnimin, jo vetëm të sportistëve, por edhe të trajnerëve, duke dërguar një numër 10 apo 12 personash. Trajnimi bëhet për një periudhë dyjavore, edhe këto periodikisht herë pas here, pranë qendrave, apo impianteve, ku trajnohen ekipet më të mira italiane për të marrë një eksperiencë, pikërisht aty, ku bëhet ajo stërvitje e specializuar. Gjithashtu, u fol edhe për mundësi të tjera bashkëpunimi. Si pikë e tretë ishte edhe ardhja e herë pas hershme në mënyrë periodike e një specialist nga Italia, i certifikuar nga Federate Botërore e Notit, për të prekur terrenin shqiptarë dhe për të parë se si ato mësime, apo trajnime, që ishin marrë në impiantet italiane, qoftë e sportistëve, apo trajnerëve, si janë vënë në praktik këtu në pishinat tona. Ndërsa pika tjetër e ndihmesës që Federata Italiane e Notit do t’i japë Federatës Shqiptare të Notit, është në dy aktivitetet kombëtare, një dimëror dhe një veror, në kampionatet e të rriturve, Federata Italiane e Notit do të sjellë edhe tabelë elektronike, me gjithë punonjësit e saj për ta vënë në funksion. U la që në ditët e ardhshme zoti Paolo Barelli, si President i Federatës Italiane të Notit, me stafin e tij do të përgatisin një draft bashkëpunimi për Federatën Shqiptare të Notit. Dhe do e sjellë për ta rishikuar së bashku me MAS dhe për të shtuar ndonjë ide tjetër dhe për të nënshkruar përfundimisht një marrëveshje bashkëpunimi, që do të kishim ndërmjet dy federatave tona, shqiptare dhe italiane, pastaj do të procedohet me firmosjen e kësaj draft marrëveshjeje midis federatave, midis Presidentit të Federatës Italiane të Notit dhe asaj shqiptare. Ky bashkëpunim do të zgjasë për një periudhë afatgjatë, tre vjeçare për momentin, duke parë se si do të vazhdojë ecuria e këtij bashkëpunimi gjatë këtyre tre vjetëve, atëherë do të jemi më të sigurt dhe më konkretë në hapa të mëtejshme që do të hidhen. 
Boks
Cili është Paolo Barelli:
Paulo Barelli ka një karrierë të suksesshme në not, ku ka fituar 20 herë kampionatin italian dhe është shpallur 22 herë rekordmen në Itali. Barelli mori pjesë në Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972 dhe ishte një finalist olimpik në Montreal në vitin 1976. Në Kampionatin Botëror në Cali në 1975, ai fitoi një medalje bronzi, medaljen e parë të Kampionatit Botëror për Notim për meshkujt italianë. Është ekspert në fushën e marketingut dhe ekonomi. Zoti Paolo Barelli aktualisht mban postin e :
1. President i Federatës Italiane të Notit (FIN)
2. President i Federatës Europiane të Notit (LEN)
3. Sekretar Nderi i Federatës Botërore të Notit (FINA)
Nga viti 1999-2001 ka qenë këshilltar për Turizmin dhe Sportin për rajonin e Romës si dhe senator i senatit italian deri në vitin 2001.
Zoti Barelli është:
1. President i Federatës italiane të Notit (FIN) që nga viti 2000.
2. Kryetar i Delegacionit të Federatës Italiane të Notit në Lojërat Olimpike Seul 1988, Barcelona 1992, Atalanta 1996, Athinë 2004 dhe Kinë 2008.
3. Zëvendës president i Komitetit Teknik të Federatës Europiane të Notit për periudhën 1999-2000.
4. Anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2000.
5. Sekretar Nderi i Federatës Botërore të Notit (FINA) që nga viti 2009.
Sigal