Ja për çfarë po përplasen kësaj rradhe Interi e Juventusi

402
Sigal

Sandro Tonali mbetet gjithmonë nën vëzhgimin e Interit. Në qershor Marrota dhe Auzilio do të tentojnë pistën e lojtarit, por duhet të bëjnë llogaritë, që do të kenë dhe konkurrrencën e Juventusit.

Sipas “Sport Mediaset”, bardhezinjtë kanë nisur të krijojnë disa kontakte me lojtarin dhe agjentin e tij. Por Interi do të fusë në lojë kontaktet e mira që ka me presidentin e Breshias, Celino.

Mesfushori italian vlerësohet afërisht në shifrën e 35-40 milionë eurove. Interi është gati të fusë në tratativa dhe disa lojtarë të rinj.

Por të gjitha skuadrat janë gati të lënë edhe një vit Tonalin te Breshia, pasi skuadra do të ngjitet në Serinë A dhe eksperienca do e ndihmoj lojtarin 18-vjeçar.