Ja pamjet që po çmendin rrjetin, Challandes shfaqet nervoz në konferencën për shtyp (VIDEO)

561
Sigal

Përfaqësuesja e Kosovës po vijon të korr suksese të mëdha nën drejtimin e trajnerit zvicerian, Bernard Challandes.

Plot 15 është numri i takimeve pa humbje, e cila daton në tetor të vitit 2017. Ecurinë e paprekshmërisë së kolonës së humbjeve, Kosova kërkon ta ruaj edhe në transfertën angleze përballë kombëtares së “Tre Luanëve”.

Egon për të arritur te rezultati pozitiv, trajneri Challandes e tregoi edhe në konferencën për shtyp përpara këtij dueli, i programuar për tu luajtur nesër në orën 20:45. Por ndryshe nga herët e tjera, zviceriani shpjegoi mënyrën se si Kosova mund të arrijë rezultat pozitiv, ku nuk munguan lëvizjet me “këmbë e duar”.

“Shko, kthehu, shko, shko, shko, shko, shko… . Nuk është e duhura vetëm të vraposh. Është vetëm në mendje, që unë duhet ta marrë atë top“-tha Challandes, duke tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Takimi mes Anglisë dhe Kosovës, i vlefshëm për grupin A të kualifikueseve të Euro 2020 luhet në stadiumin e Southampton në orën 20:45 të së martës. Aktualisht, grupin A e kryeson Anglia me 9 pikë pas tre ndeshjesh, e ndjekur nga Kosova me tetë pikë pas katër ndeshjesh.