Ja mesazhi i fundit që Hazard u dërgoi lojtarëve të Chelseat

98

Eden Hazard më nuk ka asnjë gjurmë te Chelsea. Pasi la javën e kaluar Londrën dhe skuadrën londineze, ylli belg ka dalë nga grupi i WhatsApp, në të cilin janë të gjithë lojtarët e Chelseat.

Emerson Palmieri ka zbuluar mesazhin e fundit që Hazard ka lënë në grup pak momente para se të dilte.

“Faleminderit dhe ju dua”, ishin fjalët e fundit të belgut si futbollist i Chelseat, teksa tashmë ai i është bashkuar Realit të Madridit.