Ja me cilin ekip do të ndeshet Partizani në Europa League

577
Sigal

Në Baku të Azerbajxhanit luajt ndeshja e kthimit e turit të parë të Champions League mes vendësve të Qarabag dhe Partizanit.

Skuadra azere fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Tashmë kampionët e Shqipërisë do të luajnë në turin e dytë të Europa League, ku i pret Sherif Tiraspol (Moldavi), i cili edhe ky ekip u eliminua nga Champions League në përballjen e dyfishtë me Saburtalo Tbilis (Gjeorgji).

Takimi i parë me Sherif Tiraspol do të luhet të enjten e ardhshme, më 25 korrik.