Ja masat e sigurisë për Kombëtaren Serbe, gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë

540
Delegacioni serb i përbërë nga zyrtarë të latë të federatës, futbollistë dhe stafi teknik do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme, ku avioni i nisur nga Beogradi do të prekë tokën shqiptare në orën 17:50.
Autobusi që do të transportojë skuadrën do ti presë menjëherë sa të zbresin nga mjeti i fluturimit e më pas do të kryhet dalja e tyre nga dyert e zonës VIP të aeroportit “Nënë Tereza”.
Udhëtimi nga Rinasi për në kryeqytet do të jetë plotësisht i kontrolluar nga forcat e rendit ku rrugët do të jenë të bllokuara për të evituar çdo incident.
Serbia do të akomodohet më pas në “Hotel Sheraton”, ndërsa i çudishëm ëshët fakti se konferenca e programuar e trajnerit Radovan Curcic nuk do të zhvillohet në ambientet e këtij hotel por 200 m më larg në Hotel Rogner. Konferencë që do të mbahet në orën 19 : 30.
Trajneri i kësaj skuadre ka vendosur që mos të kryejë asnjë seancë stërvitore një ditë përpara kësaj sfide, një zgjedhje që më shumë është e kondicionuar nga çështjet e sigurisë, se sa nga pjesa teknike, pasi normalisht një ekip nuk e anashkalon stërvitjen e fundit.
Ditën e nesërme tre orë përpara ndeshjes nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikqyrjen e 350 efektivëve të polcisë delegacioni serb do ti drejtohet qytetit të Elbasanit, ku autostrada do të jetë tërësisht e bllokuar për të evituar çdo incident të mundshëm.
Sigal