Sigal

Bordi i Manchester Unitedit ka filluar ta bëjë listën e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Jose Mourinhon, i cili nuk është duke kaluar momente të mira me klubin.

Nuno Espirito Santos, trajner i Wolverhamptonit është emri më i ri, para tij ishte Zinedine Zidane, i cili ende është i pa punë pas largimit nga Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

Drejtuesit e klubit anglez e kanë humbur durimin me portugezin pas afatit kalimtar të transferimeve të vështirë dhe fillimit të stinorit jo të mirë.

Dhe Nuno, i cili e ngriti Wolves në Premierligë në këtë stinor, është trajneri i fundit i cili mund ta merr rolin e trajnerit të “Djajve të Kuq”.