Sigal

Revista britanike “fourfourtwo” ka publikuar listën e 50 trajnerëve më të mirë në botë për vitin 2018, në krye renditet tekniku i Mançester Sitit, Pep Guardiola

Roli i një Trajneri është esencial në sportin e futbollit. Pas sukseseve të një skuadre qëndron gjithmonë puna e trajnerit, ndërsa në rastin e dështimeve apo rezultateve negative të një klubi, trajneri është gjithmonë ai që vihet ne qendër të akuzave. Revista e njohur britanike “fourfourtwo” ka shpallur listën e 50 trajnerëve më të mirë të vitit 2018. Në krye të kësaj liste, jo pa surprizë renditet tekniku i Mançester Siti-t, Pep Guardiola, i cili gjatë këtij viti u shpall kampion Anglie me skuadrën e tij, duke arritur të vendosë një rekord në futbollin britanik, pasi e mbylli kampionatin e Premier Ligës me 100 pikë të grumbulluara. Sezoni i Sitit ishte fantastik, me “Sitizens”, dhe përcaktmi i Guardiolës si trajneri më i mirë i vitit, mund të shpjegohet me faktin e shumë rekordeve të tjera të thyer përgjatë 38 javëve të kampionatit si: Golat e shënuar, fitoret radhazi, diferenca më e lartë e golave të shënuar etj. Në vendin e dytë është renditur ish-trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane, i cili u shpall për herë të tretë radhazi kampion Evrope me madrilenët. Podiumi plotësohet me strategun e Atletikos së Madridit, Diego Simeone. Argjentinasi arriti të triumfojë në Europa Ligë me skuadrën e tij, duke shtuar numrin e trofeve të fituar me “Kolçoneros” përgjatë viteve të fundit. Didier Deshamp u shpall kampion bote me përfaqësuesen franceze, gjatë verës së 2018-s, në botërorin e Rusisë, megjithatë revista britanike e ka renditur trajnerin e Francës në vendin e 6-të, duke u lënë pas nga Masimiliano Alegri i Juventusit, dhe Jurgen Klop i Liverpulit. Alegri fitoi kampionatin dhe kupën e Italisë për herë të 4-të radhazi me Juventusin, ndërsa Klop ishte finalist i Ligës së Kampionëve me anglezët, duke u ndalur nga Reali i Madridit në finalen e Kievit. 10-shja e parë plotësohet me trajnerin e Totenhemit, Poçetino, Sarrin e Napolit dhe Valverden e Barcelonës. Një surprizë në 10 trajnerët më të mirë është prezenca e teknikut të ri në moshë të Hofenhaimit, Julian Nagelsman. Ndërkohë, për sa i përket emrave të mëdhenj të lënë jashtë listës së 50 trajnerëve, bie në sy mungesa e italianit Karlo Ançeloti.
Lista e plotë
1) Josep Guardiola (Manchester City)
2) Zinedine Zidane
3) Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid)
4) Massimiliano Allegri (Juventus)
5) Jurgen Klopp (Liverpool)
6) Didier Deschamps (France)
7) Mauricio Pochettino (Tottenham)
8) Maurizio Sarri (Chelsea)
9) Julian Nagelsmann (Hoffenheim)
10 Ernesto Valverde (Barcelona)
11) Tite (Brazil)
12) Leonardo Jardim
13) Eusebio Di Francesco (Roma)
14) Lucien Favre (Borussia Dortmund)
15) Marcelino (Valencia)
16) Luis Enrique (Spain)
17) Janne Anderson (Sëeden)
18) Antonio Conte
19) Philippe Cocu
20) Thomas Tuchel (Paris Saint Germain)
21) Zlatko Daliç (Croatia)
22) Paulo Fonseca (Shakhtar Donetsk)
23) Gian Piero Gasperini (Atalanta)
24) Pablo Machin (Sevilla)
25) José Mourinho (Manchester United)
26) Domenico Tedesco (Schalke 04)
27) José Bordalas (Getafe)
28) Renato Portaluppi (Gremio)
29) Nico Kovaç (Bayern Munich)
30) Bruno Genesio (Olympic Lyon)
31) Unai Emery (Arsenal)
32) Marcelo Gallardo (River Plate)
33) Sergio Conceicao (Porto)
34) Rafael Benitez (Neëcastle)
35) Marco Giampaolo (Sampdoria)
36) Adi Hutter (Eintracht Frankfurt)
37) Abdullah Avci (Basaksehir)
38) Stefano Pioli (Fiorentina)
39) Luciano Spalletti (Inter)
40) Gareth Southgate (Angli)
41) Eddy Howe (Bournemouth)
42) Quique Setien (Betis Siviglia)
43) Rudi Garcia (Olympique Marsiglia)
44) Abel Ferreira (Sporting Braga)
45) Ariel Holan (Independiente)
46) Juan Carlos Osorio (Paraguai)
47) Sean Iyche (Burnley)
48) Ricardo Gareca (Perù)
49) Simone Inzaghi (Lazio)
50) Brendan Rodgers (Celtic)