Ja kush do e shoqërojë Modric në ceremoninë e “Topit të Artë”

521
Sigal

Kapiteni dhe presidenti i Real Madridi do të jenë të pranishëm në Paris, në ditën e dorëzimin të çmimit më prestigjioz për “Topin e Artë”, ku Luka Modric është kandidatët më favorit.

Mesfushori kroat nuk do të jetë vetëm në ceremoninë gala të hënë në mbrëmje në Paris, teksa kandidatura më e mirë do të shoqërohet nga familja e tij si dhe nga një përfaqësim i madh klubit të Real Madrid. Sergio Ramos, kapiteni dhe Florentino Perez, do të jenë me të në ditën kur ai mund të quhet lojtari më i mirë në botë sipas revistës franceze “France Football”.

Me sa duket mesfushori i ka të gjitha mundësitë që të fitojë çmimin më të lakmuar individual dhe klubi madrilen nuk kërkon të dështojë në një ditë të shënuar për të. Përveç kapitenit dhe presidentit, edhe legjendat dhe ambasadorët e klubit si Raul ose Roberto Carlos do të udhëtojnë në Paris. Modric mund të kurorëzohet me këtë çmim në vitin e tij më të mirë individual.

Ai ishte lojtari më i mirë në Kupën e Botës që u zhvillua në Rusi dhe më pas fitoi çmimin nga FIFA, por në mozaikun e tij mungon vetëm trofeu i “Topit të Artë”, shkruan SP.

Nëse Modric arrin ta fitojë, do t’i japë fund edhe një hegjemonie të një dekade në të cilën Cristiano dhe Messi kanë alternuar çmimin si lojtarët më i mirë në botë. Është thënë se ylli portugez, Crsitiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, i cili është zgjedhur apriori i dyti dhe Griezmann i treti.