Ja kur luan Skënderbeu me moldavët

462
Milsami–Skënderbeu do të luhet më 28 korrik në orën 20:45, në ndeshjen e rrethit të tretë të Champions League në futboll. Klubi korçar ka bërë të ditur datën e përballjes së parë, që do të zhvillohet në Moldavi. Kundërshtari eliminoi bullgarët e Ludogorets, pas dy fitoreve duke siguruar kalimin në turin e tretë të Champions League. Skënderbeu do të përgatitet në Durrës deri më 27 korrik.
Sigal