Ja ku është emëruar trajner De Biasi

80
Ish-trajneri De Biasi gjen punë. Alaves ka emëruar trajner De Biasin. Klubi spanjoll, Alaves, ka bërë të ditur se ka emëruar si trajner ish përzgjedhësin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasin.
Italiani u shpreh tejet i lumtur për këtë aventurë të re, i cili pritet të jetë në tribuna të shtunën për ndeshjen që skuadra e tij e re e zhvillon me Real Madridin.
“Kam kënaqësinë më të madhe të ju njoftoj se do të jem trajner i Deportivo Alaves. Është kënaqësi për mua të jem trajner i këtij klubi”, ka shkruar De Biasi në rrjetet sociale.