Ja ku do luhet supersfida Partizani-Skënderbeu

517
Sigal

Kryendeshja
e javës së 9-të të Kategorisë Superiore, që përkon me fundin e fazës së parë,
Partizani-Skënderbeu, do të luhet ditën e diel në orën 17:00 në “Elbasan
Arena”.

Fillimisht u fol se ndeshja mes dy kryesuesve të kampionatit
do të luhej ditën e hënë në kryeqytet, por punimet për tapetin e stadiumit
“Selman Stermasi” do të detyrojë dhe vetë Tiranën të shtegtojë këtë fundjavë.

Kështu Partizani ka refuzuar të luajë ditën e hënë dhe
jashtë Tiranës këtë ndeshje, pasi do të ndikonte te numri i tifozëve dhe ka
kërkuar që sfida e rëndësishme të luhet të dielën në Elbasan, kërkesë që është
marrë parasysh nga federata. Në këto kushte, kalendari ka pësuar ndryshime pas
është Tirana ajo që do të luajë të hënë.

JA KALENDARI I PLOTË

Të shtunën

Kukësi -Luftëtari 14:00

Të dielën

Flamurtari-Korabi 14:00

Teuta-Laçi 14:00

Partizani-Skënderbeu 17:00

Të hënën

Tirana-Vllaznia 18:00