Sigal

Manchester United është sërish në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” do të jenë të detyruar që t’i paguajnë 24 milionë paund strategut portugez për pritje të parakohshme të kontratës mes tyre.

“Sun Sports” ka zbuluar se në krye të listës për ta zëvendësuar është Mauricio Pochetino, por ka edhe emra të tjerë që janë në lojë për të zënë vendin e “Special One”.

Laurent Blanc e njeh mjaft mirë ambientin e ekipit të United, pasi ka punuar si asistent i Jose Mourinhos. Zidane ndërkohë është një trajner i lirë, teksa pas aventurës me Real Madrid mund të provojë një tjetër sdfidë në karrierën e tij në Premier League. Në të njëjtën pozitë është edhe Conte, por me ndryshimin se strategu italian ka provuar të drejtojë Chelsea-n, duke fituar Premier League që në sezonin e parë.

Arsen Wenger mund të jetë emri më surprizues duke marrë parasysh faktin se ai ka pasur shumë rivalitet me Ferguson, por mes tyre ka pasur gjithmonë miqësi dhe respekt.