Ja kandidatët e përzgjedhur për golat më të bukur të sezonit

496
Nga Agron KAJA
UEFA/ Në datën 27 gusht 2017 mbyllet votimi për realizimet më të spikatura, mungojnë Mesi e Nejmar
Nuk ka vonuar, dhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka hapur votimin për golin më të mirë të sezonit të kaluar 2016-2017. Në listën e publikuar nga vetë shtëpia e futbollit europian, konkurrojnë shtatë futbollistë, me supergolat e tyre të shënuar në garat Evropiane. Goli i sulmuesit kroat Mario Mandzukic në finalen e humbur 4:1 të Juventusit me Rael Madrid, është zgjedhur si goli më i bukur i sezonit në Ligën e Kampionëve. Në vendin e dytë është mesfushori i Real Madridit, Casemiro, me golin e tij të bukur të shënuar ndaj Napolit. Por, veç golave që në video duken më qartë, lista e 10 futbollistëve që i kanë shënuar ato, ka edhe mungesa të emrave të futbollistëve të mëdhenj. Kështu, Barcelona merr mungesë në këtë promocion, teksa nuk ka në këtë listë, njerin nga yjet e futbollit botëror, argjentinasin Lionel Mesi. E po kështu, edhe një ish-yll i Barcelonës, sot te PSG, brazliani Nejmar, nuk e ka gjetur veten te golat më të bokur të sezonit të kaluar. Dhe ai që është mësuar me të tillë trofe, portugezi Kristiano Ronaldo i Realit të Madridt, nuk ka munguar, por nuk është shumë i preferuar për të fituar, ndaj edhe goli i tij në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, Real Madrid-Sporting, është vlerësuar në renditje për vendin e 9-të. Nëse do ti ndanim futbollistët në skuadra, Juventusi ka tre futbollistë, Real Madrid dhe Arsenali, kanë nga dy futbollistë përfaqësues në golat më të bukur të sezonit të kaluar, ndërsa Delanei i Kopenhagen, kërkon të sfidojë edhe Griezman të Atletiko Madrid dhe Roben të Bajern Mynih. Votimi do të zgjat deri më 27 gusht, kur edhe do të publikohen votat dhe do të zgjidhet goli më i mirë i sezonit.
KANDIDATËT
1.Mario Madzukiç Juventus
2.Casemiro Real Madrid
3.Tomas Delanei Kopenhagen
4.Arien Roben Bajern Mynih
5.Gonzalo Higuain Juventus
6.Mesut Ozil Arsenal
7.Antuan Griezman Atl. Madrid
8.Dani Alvesh Juventus
9.Kristiano Ronaldo Real Madrid
10.Aleksi Sançez Arsenal
“Alla-Panenka” e Salihit, penalltia ofron spektaklin
Shkodrani Hamdi Salihi, pas Skënderbeut është duke luajtur në Ligën e dytë të Austrisë, me skuadrën Nojshtad. Ai ka luajtur si titullar në pesë takimet e para, por që veçohen golat e bukur të shënuar prej tij. Nojshtadi triumfoi në transfertë ndaj FAC Vien me rezultatin 0-3. Ky ishte goli i 4-t për shkodranin në 5 takime. Salihi u zëvendësua nga trajneri Mahliç në minutën e 76-të, por kujtojmë se kësisoj, nuk po ndalet së shënuari në kampionatin austriak. Ai ka realizuar një tjetër gol me skuadrën e tij Nojshtad, ndërsa skuadra e tij kryeson tabelën e renditjes në Bundesliga 2 të Austrisë, me 12 pikë, me një diferencë +5 nga ndjekësi më i afërt.
Sigal