Ja gjesti i mrekullueshëm i PAOK-ut për kapitenin Vieirinha në ditën e titullit

465
Sigal

PAOK i Selanikut siguroi sot titullin kampion pas plotë 34 vitesh, por përveç festës spektakolare ra në sy një gjest shumë emocionues, pak para fundit të ndeshjes ndaj Levadiakos të fituar 5-0. Disa ditë më parë, kapiteni i ekipit, mesfushori portugez Vieirinha, theu gjurin: por skuadra bardhezi dëshironte që ai të ishte në stol për ndeshjen e sotme.

Në minutën e 91-të, Vieirinha hyri edhe në fushë duke lënë patericat, për të qenë në fushën e lojës në momentin kur gjyqtari të vërshëllente fundin e ndeshjes, duke shpallur kampion PAOK-un në Greqi. Një moment shumë emocionues që do të mbetet gjatë në memorien e yllit portugez.