Ja gjesti i Hysajt që bëri të lumtur tifozin e vogël

510
Sigal

lseid Hysaj, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe i Napolit, është bërë protagonist i një ngjarjeje që ka bërë të lumtur një tifoz të vogël të skuadrës së Napolit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Hysaj ka qenë në një restorant në qytetin bregdetar, kur një grua i është afruar dhe e ka pyetur në ishte pikërisht ai, mbrojtësi i skuadrës së Ançelotit.

Pasi ka marrë pohimin e Hysajt, ajo i ka kërkuar të flasë me të birin në telefon, një tifoz i thekur i Napolit. Hysaj ka pranuar dhe ka folur në telefon më këtë fëmijë, por jo vetëm kaq. Ai e ka ftuar vogëlushin në sfidën mes Napolit dhe Zyrihut, duke i dhuruar dy bileta për ndeshjen, çka e ka lumturuar pa masë tifozin e vogël, që ka shpëthyer në lot gëzimi.