Ja dieta e “çmendur” e Ronaldos, që i mundëson atij fizikun për tu patur zili

503
Sigal

Një 34-vjeçar në fizikun e një personi me moshë 24. Ky është Cristiano Ronaldo, që suksesin e tij brenda fushe, e ka edhe nga fiksimi për një kujdes tejet të lartë në regjimin jashtë saj.

1.87 metra i gjatë, dhe 84 kilogramë, stërvitja strikte dhe e përditshme, kanë bërë që ai të jetë një nga më të mirët e historisë së futbollit.

Revista italiane “Novella 2000”, ka zbuluar ditën e sotme dietën tipike për CR7.

Në tavolinën e Cristianos, ka një dietë strikte, ku lejohen vetëm proteinat pa dhjamë, drithërat, vitaminat dhe kripërat minerale.

Në total gjatë një dite konsumohen 6 vakte, me një distancë 3-4 orë nga njëri-tjetri, kjo me qëllim që metabolizmi të mbahet gjithmonë aktiv dhe ai të ketë energji për stërvitje.

Sa i përket pijeve, për Ronaldon është i ndaluar çdo lloj alkooli nga dieta, duke lënë në tavolinë vetëm lëngje frutash si edhe ujë, të paktën 2 litra në ditë.

Ronaldo bën një total prej 5 dremitjesh në gjumë çdo ditë, për një total prej 90 minutash.

Një program specifik i dizajnuar që kampioni portugez të jetë gjithmonë në formën më të mirë, si edhe për të shmangur dëmtimet. Ai kryen çdo ditë sesione palestre në shtëpi, si edhe stërvitje në pishinë duke notuar. Një stërvitje konstante, që i lë shumë pak hapësirë për kohë të lirë dhe qejf.