Sigal

Lojtarë të shpejtë kemi admiruar disa në këtë Botëror, por më i shpejti prej tyre ndoshta është disi surprizë. Nuk bëhet fjalë as për koreanin Son, autor i golit të dytë kundër Gjermanisë në ndeshjen e fundit të Grupit F e as braziliani Douglas Costa që edhe i rikthyer nga dëmtimi, në cerekfinalen kundër Belgjikës, i shkaktoi vuajtje Vertonghen.

Më i shpejti, ose më saktë lojtari që ka shënuar kohën më të shpejtë, në Rusi 2018, është anglezi Marcus Rashford, që kronometroi një shpejtësi maksimale prej 33.77 km/h në ndeshjen kundër Suedisë.