Ivica Daçiç akuzon: Kroacia po blen raketa për të sulmuar Serbinë

530
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Kroacia është duke u furnizuar me raketa balistike, të cilat ndoshta do t’i përdorë kundër Serbisë. Gjatë një interviste dhënë televizionit serb N1, të cilën e kanë transmetuar edhe mediat kroate, Daçiç ka thënë se “supozohet se armët të cilat Kroacia është duke i siguruar mund të përdoren vetëm kundër Serbisë”.

“Nuk besoj se do të qëllojnë, Austrinë, Italinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, por ndoshta Republikën e Serbisë. Nuk e di se për çfarë do t’iu nevojiten ato”, ka shtuar Daçiç. Kroacia ka porositur nga Shtetet e Bashkuara, 16 lançues të raketave që mund të ndezin raketat balistike.
Sigal