Iu vodh shtëpia nga katër ‘skifterët’ shqiptarë, e fejuara e Moratës tregon tmerrin: Ishte e vështirë, nuk mund as të…

396
Sigal

Grabitja e shtëpisë së tyre nga katër shqiptarë të armatosur ka lënë ende një ndjesi ankthi tek Alice Campello, e fejuara e Alvaro Moratës.

Ajo ka folur për herë të parë për Deportes Cuatro për përvojën traumatike që kaloi bashkë me dy fëmijët e saj.

“Ato ditë ishin shumë të vështira. Unë as nuk mund ta laja fytyrën sepse të mendoja dhe kisha frikë se dikush ishte pas meje. Ishte e vështirë“, tha ajo.

Grabitja ndodhi qershorin e kaluar, kur e fejuara e Moratës ishte vetëm me dy binjakët pasi ai po luante për skuadrën Kombëtare të Spanjës.

“Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë këtë përvojë me familjen në shtëpi“, tha Alice Campello në televizionin spanjoll.

Banda e shqiptarëve u kap disa ditë më parë pasi u provuan se ishin autorë të një sërë vjedhjesh përfshirë ato të shtëpisë të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos. Përveç shtëpisë së Moratës, shqiptarët kanë vjedhur banesat e futbollistëve të njohur si Zidane, Isco, Casemiro dhe Vasquez.