Iu prish autobusi, Bylis humb ndeshjen në tavolinë. S’kualifikohet nga Kupa

721
Të mërkurën u luajtën ndeshjet e kthimit për turin e dytë në Kupën e Shqipërisë ku u mësuan edhe çerekfinalistet. Nga 8 takime, 1 nuk u luajt për shkak se skuadra e Bylisit nuk u paraqit në Gjirokastër kundër Luftëtarit.
Autobusi me të cilën udhëtonin ballshiotët pësoi avari gjatë rrugës dhe kjo bëri të mos paraqiteshin në kohë. Arbitri i takimit i priti për 45 minuta, ashtu siç është e parashikuar në rregullore, por Bylisi mbërriti pas 1 ore, me pak fjalë u dogjën për 15 minuta.
Në vendimet e marra sot nga Komisioni i Disiplinës në pikën 6 thuhet: 6. KF “Bylis”,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Luftëtari” planifikuar të luhej më datë 13.12.2017,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
Bylisi në takimin e parë të luajtur në shtëpi për Kupë kundër Luftëtarin fitoi me shifrat 2-1, por humbja 3-0 në tavolinë do të thotë s’kualifikim për ballshiotët.
Sigal