Italiani kuqezi tregon tipin: Ju vë rregulla, se lojtarët i kam si fëmijë

603
Dje ka qenë konferenca e parë e shtypit para një ndeshjeje zyrtare të Kristian Panuçit në stolin e Kombëtares, i cili “rrëfeu” për përgatitjet e sfidës me Litehshteinin. Sipas tij, Kombëtarja është përgatitur mirë dhe idetë e tij janë të qarta. “Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Formacionin do ta komunikoj nesër (sot) në skuadër, por kjo nuk do të thotë se do të jetë moduli i përhershëm i Kombëtares”, kështu ka deklaruar dje trajneri i Kombëtares, i cili më pas foli për sulmin, për përjashtimin e Cikalleshit, për gjendjen e Sadikut, e gjithçka tjetër, duke i uruar vetes që të jetë si Xhani De Biazi. “Shpresoj që të jem si Xhani, të vazhdoj në të njëjtën rrugë. Sadikun nuk e di, nëse do të luajë apo jo, ndërsa Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Është shumë e vështirë, por mendoj vetëm për Lihtenshtejnin, se është më e rëndësishmja për mua, pastaj Maqedonia, dhe në tetor Spanja e Italia. Pas këtyre katër ndeshjeve do të shoh sa pikë kemi marrë në to. Për portën? Zgjedhjen do të shihni nesër (sot), sepse unë jam mësuar t’ua them formacionin lojtarëve më parë. Është shumë e vështirë, por mendoj vetëm për Lihtenshtejnin, se është më e rëndësishmja për mua dhe ajo është nesër. Xhaka e Cikalleshi? Ndoshta flasim në të ardhmen, sigurisht. Dyert, e thashë, janë të hapura, për të hyrë dhe dalë”.
Sigal