Italia zgjedh trajnerin e ri, Roberto Mançini prezantohet më 13 maj

589
Dje, mediat italiane raportonin se, më në fund Italia e ka zgjedhur trajnerin e ri, të cilit do t’i besohet projekti që mendohet se do ta rikthejë edhe një herë atë përfaqësuese, të cilën të gjithë e kishin frikë. Bëhet fjalë për Roberto Mançinin, i cili pritet të vijë pas 13 majit, periudhë kur ai do të ketë mbyllur sezonin me Zenit në Rusi. Mançini ishte të hënën në Romë, ku është takuar me drejtuesit e federatës dhe ka arritur edhe akordin për stolin e Kombëtares deri në vitin 2022, me pagë 5 mln euro. Debutimi i tij do të jetë, më 28 maj në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë në Ligën e Kombeve, më 7 Shtator ndaj Polonisë.
Sigal