Roberto Mancini ka shpallur listën e 28 lojtarëve të grumbulluar për miqësoren që Italia do të luajë kundër Ukrainës dhe sfidën e Ligës së Kombeve përballë Polonisë.

Jashtë listës mbeten sulmuesit Mario Baloteli dhe Andrea Beloti, ndërsa rikthehet pas shumë kohësh sulmuesi Sebastain Xhovinko. Një tjetër rikthim pas një kohe të gjatë është ai i mbrojtësit të Lacios, Françesko Açerbi. Në listë është edhe Patrik Kutrone i Milanit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij.

Italia do të grumbullohet në qendrën stërvitore të Koverçianos në mbrëmjen e 7 tetorit. Në ditën e ardhshme, Azurët do të zhvillojnë një seancë të parë stërvitore në mesditë, më pas për tu nisur në Xhenova të martën, ku do të zhvillohet miqësorja me Ukrainën. Kombëtarja italiane do të luajë më pas kundër Polonisë në transfertë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino); Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (Genoa), Danilo D’Ambrosio (Inter), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (Milan); Mesfushorë: Nicolo’ Barella (Cagliari), Federico Bernardeschi (Juventus), Giacomo Bonaventura (Milan), Roberto Gagliardini (Inter), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint Germain); Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Gianluca Caprari (Sampdoria), Federico Chiesa (Fiorentina), Patrick Cutrone (Milan), Sebastian Giovinco (Toronto FC), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Zaza (Torino).