Italia në zi, vdes trajneri dhe mbetet i plagosur portieri

622
Sigal

Ankth dhe tmerr te skuadra e italiane e Syracuse.

Trajneri i ekipit që militon në Seria C italiane ka humbur jetën në një aksident me makinë që ndodhi mëngjesin e sotëm në kilometrin 12-të të rrugës Cassibile-Floridia. 27 vjeçari Davide Artale ka humbur menjëherë jetën ndërsa në makinën e drejtuar prej tij ndodhej dhe portieri i ekipit, Maurice Gomis, 20 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë dhe një plagë në qafë.

Momentalisht Gomis ndodhet në spitalin Umberto duke marrë ndihmë më të specializuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Për ngjarjen ka reaguar dhe presidenti i skuadrës, i cili është shprehur i tronditur për ngjarjen ndërsa ka ngushëlluar familja e teknikut Artale.