Italia jashtë Botërorit, presidenti i Federatës reagon për të ardhmen e trajnerit

636
Pas ndeshjes së mbrëmshme, ku ekipi i Italisë nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror, ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio.
Në një prononcim të shkurtër për “Gazzetta dello Sport”, ai foli edhe për të ardhmen e trajnerit Xhan Piero Ventura në krye të kombëtares së kaltër.
“Do të reflektoj për 48 orë. Shumë ndoshta, uronin që të mos shkonim në Botëror”, tha Tavekio.
Ndërkohë që sot është njoftuar se nesër në Romë do të zhvillohet një takim në Federatë ku do të vendoset për fatin e trajnerit.
Sigal