Italia e gjitha në Firenze, sot i jepet lamtumira kapitenit Davide Astori

135

Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira kapitenit dhe qendërmbrojtësit të Fiorentinës, Davide Astori, i cili humbi jetën pas një ataku kardiak ditën e diel. Bota e futbollit u trondit nga lajmi i kobshëm i vdekjes së papritur të futbollistit 31-vjecar.
101549797-5827d515-0bee-4f11-9f91-8916a2b258bd
Sot është ndarja e fundit e familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë opinionit sportiv, me kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori.

Në orën 10:31 në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze ka mbërritur arkivoli i futbollistit Italian. Rreth 10 mijë persona e prisnin jashtë sheshit për ta nderuan kapitetin e Fiorentinës. Më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.
C_29_articolo_1201449_lstParagrafi_paragrafo_7_upiImgParOriz
Është konfirmuar se në ceremony ka shkuar e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme. Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Allegri, u nisën nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore.
Po ashtu në ceremoninë motrore janë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.